Rusia: Rreziku në Donbas mbetet i lartë. NATO të deklarojë publikisht që nuk do të anëtarësojë Ukrainën

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, paralajmëroi për mundësinë e përshkallëzimit të situatës nga forcat ukrainase rreth rajoneve të mbajtura nga separatistët në lindje të Ukrainës. I pyetur se si do të ishin këto zhvillime, Peskov tha: “Niveli i rrezikut mbetet i lartë”.

“Po tërheqim vëmendjen e çdo ndërmjetësi në çdo mënyrë të mundshme për rreziqet e përqendrimit të forcave në juglindje të vendit”, tha Peskov në konferencë për mediat të mërkurën. “Është diçka reale. Të gjithë jemi dëshmitarë se Kievi ka nisur më parë operacione ushtarake në Donbas, duke nisur një luftë civile. Ka pasur precedentë të tillë”.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate kanë paralajmëruar më parë për operacione “të rreme” të orkestruara nga Rusia, me të cilat do të justifikonte sulmin ndaj Ukrainës. Krahina e Donbasit ka qenë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska që prej vitit 2014 dhe etiketohet nga Ukraina si “territor i pushtuar përkohësisht”. Edhe forcat ruse janë të pranishme në zonë, edhe pse Kremlini e mohon këtë.

Rusia deklaroi gjithashtu se do të këmbëngulë në mbledhjen e OSBE-së që NATO të deklarojë publikisht se nuk do të pranojë Ukrainën si vend anëtar. Deklaratën e bëri Konstantin Gavrilov, kreu i delegacionit rus në OSBE, i cituar nga Agjencia Shtetërore Ruse e Lajmeve, RIA-Novosti.

Presidenti Vladimir Putin, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë në Moskë, hedhin poshtë pretendimet e Perëndimit se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën, por thonë se nuk mund të lejojnë që ajo të bëhet pjesë e NATO-s. Perëndimi e ka refuzuar kërkesën e Rusisë që të mos e anëtarësojë Ukrainën nëse shpreh interes, dhe gjithashtu është shprehur mosbesues për deklaratat e ditëve të fundit për tërheqje të disa trupave nga kufijtë e Ukrainës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!