Sejdiu: Absurde, mjekët dalin në pension me 90 euro

“Ne nuk mund t’i ndalim mjekët kosovarë të mos largohen nga Kosova, ky problem është edhe tek shtetet e rajonit, probleme ka Sllovenia, Kroacia, Rumania, Shqipëria etj. Ne nuk mund të dimë se çka do të ndodh, nuk është vetëm çështja e pagave për të ndal ikjen, por pozita e mjekut në sistem. Ne duhet të punojmë të zvogëlojmë ikjen e mjekëve”, tha ai për RTK.
Sipas tij tani për tani nuk ka shumë lëvizje pozitiv për të ndal ikjen e mjekëve.
“Sejdiu tha se është absurde që sot mjekët dalin në pension me 90 euro. “Ne sot jemi të amortizuar, me alarmin për ikjen ne nuk po i destimulojmë ata, por shteti dhe sistemi po i destimulojnë mjekët e Kosovës për ikje prej Kosove”, tha ai.