Situata e sigurisë në Europë po ndërlikohet, Zeneli: Bjellorusia mund të vendosë armë bërthamore ruse

Për profesoren e studimeve për sigurinë kombëtare Valbona Zeneli, situata e sigurisë në Europë po ndërlikohet ndjeshëm dhe kjo gjë nuk përfundon me mbarimin e manovrave ushtarake të Rusisë që janë parashikuar më 20 shkurt.

Sipas Zeneli, ka të dhëna që Bjellorusia po mendon të ndryshojë nene të Kushtetutës së saj për të pranuar armë bërthamore të Rusisë.

“Mos të harrojmë që kemi të bëjmë me një stërvitje ushtarake që është e përmasave masive. Gjasat janë që edhe në përfundim të kësaj stërvitje që duhet të mbarojë më 20 shkurt, Rusia do të lejojë armatime dhe forca ushtarake që të qëndrojnë në Bjellorusi. Nëse nuk do të kemi një zgjidhje të vërtetë diplomatike kjo do të jetë një sfidë që do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Fjalët janë që në rastin e Bjellorusisë ajo po ndryshon edhe nenet e kushtetutës për të lejuar vendosjen e armëve bërthamore në vend. Kjo do ta ndërlikonte situatën e sigurisë në Europë”, tha Zeneli në Debat.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!