Tërheqje ruse? Zeneli: Mendoj se do të kemi një sulm hibrid, të gjithë skenarët në tavolinë

Profesorja e studimeve për sigurinë kombëtare në “Qendrën Marshall”, Valbona Zeneli deklaroi se të gjitha opsionet mbeten të hapura për krizën në Ukrainë, pavarësisht raportimeve se Rusia ka nisur tërheqjen e një pjesë të trupave të saj ushtarake nga kufijt.

Në Debat me Alba Alishanin, Zeneli mohoi mundësinë e një sulmi masiv të Rusisë në Ukrainë, duke hedhur idenë se mund të ketë sulme më të vogla hibride, të ndërthurura me akte të vogla agresioni apo kibernetike.

“Sinjalet në ditët e fundit kanë qenë mikse. Nga njëra anë kemi përfaqësuesin e Rusisë në BE dhe Ministrinë e Mbrojtjes që flasin se ka pasur një lloj tërheqje nga ana tjetër kemi pasur sulme kibernetike ndaj institucioneve ukrainase. A është kjo një tërheqje? Kam idenë që nuk ka evidenca të qarta për tërheqje të vërtetë. Kemi një lloj hapje për dialog dhe zgjidhje diplomatike. Kjo është pjesë e një loje që Kremlini po bën. Janë ende 150 mijë trupa në kufi me Ukrainën, është një situatë e ndërlikuar. Asnjë skenar nuk duhet të hiqet nga tavolina. Skenari më i mundshëm është një sulm hibrid. Mund të ketë provokime që mund të pasohen me sulme ushtarake. Ka probabilitet të ulët për një sulm dhe invazion masiv”, tha Zeneli.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!