Asgjë e re: Gërvalla ia huq sërish, thotë se Kosova po feston ditën e 14-të të pavarësisë

Gërvalla, në një postim në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, në urimin e shkruar në gjuhën angleze, ka bërë një lëshim duke thënë se Kosova po feston ditën e 14-të të pavarësisë, shkruan Rahoveci INFO.

“Në ditën e saj të 14-të të Pavarësisë, Republika e Kosovës është demokraci e fortë, partner i njohur në Evropë dhe më gjerë, si dhe pjesë integrale e partneriteteve euro-atlantike. E kaluara jonë krenare, kultura jonë e lashtë dhe të rinjtë tanë janë themeli për të ardhmen tonë të ndritur”, ka shkruar ajo.

Në vend të “14th Independence Day”, në cicërimën e Gërvallës do të duhej të ishte “On its 14th anniversary of Independence Day”.

Kjo llogaritet si huqja e parë për këtë vit e kryediplomates kosovare.

Gjatë vitit të kaluar, Gërvalla ka ditur të ngatërrojë flamurin e NATO-s me atë të OKB-së e flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë. /Rahoveci INFO/

LEXO EDHE:

MPJD-ja gazmore: Huqje pas huqje nga ministria e Donika Gërvallës

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!