E pabesueshme: Njeriu që është i infektuar me Covid që 14 muaj

Brenda dhe jashtë spitalit prej muajsh, ai i ka mbijetuar sëmundjes, por nuk ka arritur dot ta mposhtë atë. 56-vjeçari ka bërë 78 teste në 14 muaj dhe të gjitha kanë rezultuar pozitive.

“Unë mendoj se ky është versioni femëror i Covid. Ajo është e fiksuar pas meje“, bën shaka Kayasan teksa shfleton rezultatet e testit të fundit PCR.

Ai ka kaluar nëntë muaj në spital, ndërsa për pesë muaj ka qëndruar i izoluar në shtëpinë e tij në Stamboll. “Do të luaj me ty kur të shërohem”, i drejtohet ai mbesës së tij gjatë një vizite. Ajo qëndron jashtë, ndërsa ai i i maskuar i jep një dhuratë. Për të dëshira më e madhe është të shohë familjen . “Nuk kam asnjë problem këtu përveçse nuk mund të prek të dashurit e mi. Është shumë e vështirë“, vijon më tej ai teksa u bën thirrje autoriteteve turke të lehtësojnë izolimin e tij.

Mjeku i Kayasan dhe profesori i sëmundjeve infektive dhe mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Stambollit, Serap Simsek Yavuz, thotë se ky është rasti më i gjatë pozitiv që ata kanë gjurmuar në Turqi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!