Hajredin Kuçi: Askush nuk kishte legjitimitet më shumë se Thaçi ta shpallte pavarësinë

Kuçi listoi disa arsye pse Thaçi ishte personi i duhur për ta shpallur pavarësinë. Sipas tij, ishte kuptimi juridik, pastaj Thaçi atë botë ishte njeriu më i fuqishëm politik dhe arsyeja e fundit pati të bëjë me mbështetjen që Thaçi gëzonte nga jashtë.

“Nëse themi ‘Ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës’, përfaqësuesi më legjitim është kryeministri i Kosovës. Edhe me vota ka qenë më i votuari…”, është shprehur Kuçi në T7.

“E përmenda momentin juridik që është në anën e tij. E dyta ishte njeriu më i fuqishëm politik. E treta ka qenë personi i mbështetur me fuqi politike për ndryshimet që mund të bëheshin për Kosovën në kuptimin pozitiv”, ka thënë Kuçi.

Profesori gjithashtu tha se askush s’kishte legjitimitet më shumë se Thaçi për ta shpallur pavarësinë.

“Nuk ka asgjë të keqe, ai ka pasur nderin ta lexojë. Nuk ka pasur askush legjitimitet më shumë se ai. Gjithashtu ka qenë një person që është identifikuar me luftën e tij për liri”, është shprehur Kuçi.

“Në momentin e duhur, ky person ishte më meritori”, shtoi Kuçi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!