Kryeministri: Shumica e qytetarëve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me Qeverinë Kurti

Kurti kështu është shprehur në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës janë “të kënaqur ose shumë të kënaqur”, shkruan Rahoveci INFO.

“Ne as nuk i gënjejmë as nuk i zhgënjejmë qytetarët. Ata e dinë që e kanë votuar një qeveri, që për dallim nga qeveritë e mëhershme nuk ka asnjë skandal të një ministri, e lëre më të një kryeministri.  Qytetarët e pakënaqur për mua janë dëshmi e shpresës në demokraci. Mirëpo, unë nuk besoj që qytetarët në republikën e Kosovës janë në shumicë të pakënaqëur. Besoj që shumica e qytetarëve të Republikës janë të kënaqur ose shumë të kënaqur”, është shprehur ai. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!