Kurti për qeverisjen e tij: Kemi punë konkrete që nuk duken

Kurti në RTK ka thënë se çështja e njohjeve dhe anëtarësimeve kërkon punë dhe jo zhurmë, shkruan Rahoveci INFO.
Sipas Kurtit gjatë qeverisjes 1-vjeçare është përmirësuar për të mirë imazhi i shtetit të Kosovës.
Madje Kurti tha se Qeveria e tij ka bërë punë konkrete që nuk duken.
“Çështja e njohjeve dhe anëtarësime është një punë delikate që nuk do zhurmë, por punë. MPJ është në ballë të këtij procesi. Në këto 1 vit që jemi në qeveri e kemi përmirësuar imazhin e shtetit tonë. Shembull tek indeksi i përceptimit të korrupsionit. Kemi punë konkrete të cilat nuk duken”, ka thënë ai. /Rahoveci INFO/