Lorik Cana: Kosovë u bëfsh SHQIPNI

 

Ish-futbollisti Lorik Cana ka bërë një urim të veçantë për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka publikuar një fotografi nga fëmijëria me veshje kombëtare. Fotografia është shkrepur në Gjakovë.

“Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem, betohem.  Gëzuar pavarësinë e Kosovës, u bëfsh SHQIPNI”, ka shkruar Lorik Cana në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana)

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./21Media

Lajmet Lorik Cana: Kosovë u bëfsh SHQIPNI >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!