Pas SHBA edhe Gjermania dërgon avionë luftarakë në Rumani

Tre avionë luftarakë “Eurofighter” të forcave ajrore gjermane u ulën në një bazë ajrore pranë qytetit të Kostancës në Rumani për të marrë pjesë në një mision patrullimi ajror mbi shtetin anëtar të NATO-s.

Misioni, i cili synon të forcojë bashkëpunimin me forcat ajrore të Italisë, është planifikuar për një kohë të gjatë, tha nënkoloneli gjerman Swen Jacob.

Misioni i patrullimit ajror nis në një kohë ndërsa vendet e NATO-s përforcojnë krahun e tyre lindor për shkak të shqetësimeve të shtuara së fundmi nga prania ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania kanë vendosur më shumë trupa në vendet e rajonit dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s të mërkurën se aleanca do të hartonte plane të reja beteje në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Rusia mohon lajmet se po planifikon pushtimin e fqinjit të saj dhe ka akuzuar liderët perëndimorë për histeri.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!