Përballja Perëndim-Lindje për Ukrainën, mesazhi që shihet vetëm nga qielli

Në një kohë kur politikanët lindorë dhe perëndimorë “përleshen” ashpër mes tyre për krizën në Ukrainë, një pilot shfrytëzoi rastin për t’i thënë botës që të “relaksohet” duke përdorur avionin e tij për të përhapur mesazhin.

Duke fluturuar mbi hapësirën ajrore të Moldavisë, avioni bëri një sërë kthesash të llogaritura për të lënë një shteg gjurmimi që shkruante fjalën “Relax”.

Faqja e internetit për gjurmimin e avionëve FlightRadar pikasi “kaligrafinë” e pilotit që fluturonte rreth kryeqytetit Kishinau.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!