Përkundër presionit ndërkombëtar, Kurti vazhdon të thotë se dialogu është prioriteti numër katër

Kurti në një intervistë të dhënë për mediumin arab ‘Arab News’ ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioriteti i parë i tij. Madje, sipas tij, dialogu vjen pas shtimit të punësimeve, drejtësisë dhe luftës me pandeminë koronavirus, përcjell Rahoveci INFO.

“Nuk deshëm që ta neglizhojmë dialogun me Serbinë, megjithatë nuk mund ta kemi prioritet numër një”, deklaroi Kurti. “Kam deklaruar edhe më parë, që nga fillimi i kësaj qeverisjeje, që vendet e punës, drejtësia dhe pandemia Covid-19 janë tri prioritetet tona. Prioriteti numër katër mund të jetë dialogu”, tha kreu i ekzekutivit kosovar.

“Ky dialog, ndaj të cilit po i qasemi me sjellje konstruktive dhe kreative me propozime të ndryshme, është dialog lidhur me statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia nuk njohin njëra tjetrën, andaj zgjidhja është njohja e ndërsjellë”, deklaroi ai.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për konfliktin Ukrainë-Rusi dhe impaktin që mund të ketë në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se kjo mund të çojë në të bërit Sërbinë më agresive, ndonëse shtoi se nuk i frikësohet një gjëje të tillë.

Po ashtu, shefi i ekzekutivit ka folur edhe për vendet me shumicë myslimane të botës arabe që nuk e njohin shtetin e Kosovës, duke vlerësuar se po “dezinformohen nga Serbia”.

“Ne mendojmë se është një gabim i madh që disa vende me shumicë myslimane të popullsisë nuk po e njohin Kosovën”, tha ai. “Unë mendoj se ata kanë qenë të dezinformuar nga Rusia. Disa të tjera, për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Federatën e Rusisë”, shtoi më tej ai. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!