Rona uron pavarësinë në mënyrën më të veçantë!

Sot(17 shkurt) shënohet 14 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Artistja Rona Nishliu ka zgjedhur mënyrën më të veçantë për të uruar këtë ditë të shenjtë për popullin e Kosovës.

Ajo, bashkë me Fahrije Hotin e Ferdonije Qerkezin kanë uruar përvjetorin e 14-të të Kosovës Republikë.

“Gëzuar 14 vjet Kosovë! Duke qenë se gruaja kosovare vazhdon të jetë shembull i sakrificës dhe përpjekjes për të përmirësuar çdo segment të jetës në vendin tonë, këtë përvjetor ua uroj me dy heroinat e historisë sonë të re, me znj. Ferdonie Qerkezi dhe znj. Fahrije Hoti. Historitë e tyre i mësova para shumë kohësh por sot jam e lumtur që bota kuptoi çfarë kemi kaluar ne si popull, përmes guximit të tyre, për të tejkaluar dhimbjen personale e ndarë me botën terrorin e përjetuar… Faleminderit KultPlus.com për këtë mbrëmje!”, ka shkruar Nishliu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)

Ndryshe, shumë artistë kanë uruar popullin e Kosovës me rastin e kremtimit të 14 vjetorit si shtet i pavarur, sovran e demokratik./21Media

Lajmet Rona uron pavarësinë në mënyrën më të veçantë! >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!