Urimi special i kryediplomatit izraelit për Kosovën: Na pëlqen që flamuri juaj valon në ambasadën në Jerusalem

Kryediplomati izraelit ka thënë se izraelitëve po ju pëlqen flamuri i Kosovës që po valon në qiellin e Jerusalemit, shkruan Rahoveci INFO.

“Gëzuar Ditën Kombëtare popullit të Kosovës! Vitin e kaluar, ne vendosëm marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona dhe neve në Izrael na pëlqen ta shohim flamurin tuaj duke u valëvitur lart mbi ambasadën tuaj në Jerusalem”, ka shkruar ai.

Kosova ka hapur Ambasadën e saj në Jerusalem në mars të vitit të kaluar. Kjo pasoi pas njohjes diplomatike që i erdhi Kosovës nga Izraeli, i cili është edhe shteti i fundit njohës i sovranitetit të vendit.

Ambasada e Kosovës gjendet 500 metra larg asaj të SHBA-së në Jerusalem.

Kosova ka për ambasadore në Izrael Ines Demirin.

Hapjen e Amasadës së Kosovës në Jerusalem e kishte kundërshtuar Bashkimi Evropian.

Kundërshti kishte shprehur edhe Ambasada turke në Prishtinë si dhe Liga Arabe.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!