Zelensky, mesazh Metës: Së bashku e bëjmë Ukrainën më të fortë

Presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh mbështetës Ukrainës në Ditën e Unitetit, ndërsa tensionet me Rusinë janë të larta.

“Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik. Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre”, shkroi Meta në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky falënderoi Metën për qëndrimin e tij në mbështetje të Ukrainës.

“I jam mirënjohës Presidentit Ilir Meta për fjalët e tij të mbështetjes në Ditën e Unitetit. Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë të Ukrainës për hir të një të ardhmeje të përbashkët europiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë”, mbyllet mesazhi i Zelensky-t ndaj Metës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!