Aleati i Putin: Do marrim armë bërthamore ruse për t’u mbrojtur nga armiqtë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko paralajmëroi se vendi i tij mund të presë “super armë bërthamore” nëse ndihet i kërcënuar nga jashtë, në një kohë kur aleati i tij Rusia po përballet ashpër me Perëndimin në lidhje me Ukrainën.

Lukashenko, i cili pritet të vizitojë Moskën të premten, i është vetëofruar edhe më herë presidentit rus, Putin që të “mirëpres” armët e tij bërthamore.

“Nëse është e nevojshme, nëse vendet rivale ndërmarrin hapa të pamenduara mirë, ne do të vendosim jo vetëm armë bërthamore, por super armë për të mbrojtur territorin. Por nëse nuk ka asnjë kërcënim, këto armë nuk janë të nevojshme”, u shpreh Lukashenko në televizionin shtetëror.

Bjellorusia, ish-sovjetike, e cila nuk është një fuqi bërthamore, do të mbajë këtë muaj një referendum mbi reformat kushtetuese që mund ta bëjnë të ligjshme mbajtjen e armëve bërthamore ruse.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!