“Anëtarësimi në Interpool, i pamundur pa ndihmën e ndërkombëtarëve”

Ibishi për Ekonomia Online, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këto organizata nuk është i mundur pa mbështetjen e partnerëve strategjik, siç janë SHBA-ja dhe BE-ja

Kritika ka pasur edhe në përzgjedhjen e drejtorit të AKI-së, për të cilën tha se shpesh herë ka pasur ndërhyrje në përzgjedhjen e kreut të saj.

“Ne kemi dështuar në shumë raste faji jonë për mos anëtarësim të deritashëm në organizata ndërkombëtare të sigurisë në Interpol dhe organizatat rajonale. Mendoj që ne me kapacitetet tona nuk mund t’ia dalim nëse nuk mbështetemi në partnerë tanë strategjik në rend të parë ShBA që janë përkrahëse në projektet tona dhe vendet e BE. Fatkeqësisht këta liderët tanë të kaluar dhe të tashmit çdo herë e mendojnë mbështetjen në forcat vetanake që janë të pamjaftueshme dhe nganjëherë nuk e kemi shfrytëzuar edhe Shqipërinë si shtet amë apo shtet përkrahës për lobim për arritjen e synimit për anëtarësim.

Ibishi thotë se AKI-ja duhet të përqendrohet në bashkëpunim ndërkombëtar me ShBA-në sepse është domethënës për sigurinë nacionale. Ai thotë se drejtori i AKI-së zgjidhet nga niveli politik, teksa shton se ka mungesë të përkrahjes së institucioneve në këtë institucion.

“Unë nuk dua tash të fokusohem në performancën drejtorit apo kryeshefit ekzekutiv të AKI-së pasi ka ardhur para pak kohësh dhe vështirë është të vlerësohet puna e tij. Po sido që të jetë AKI duhet të përqendrohet të bashkëpunimi ndërkombëtar për këmbimin e informacionit të klasifikuar që është jashtëzakonisht i rëndësishëm me partner tanë ShBA që është shumë domethënëse për sigurinë nacionale të shtetit tonë”.

“Deri tash AKI ka kryer suksesshëm rolin e vet dhe fatkeqësisht qeveria nuk i ka dalë në ndihmë kur ka pasur nevojë për ngritje të kapacitetit me shpallje të konkursit dhe më dështimin e tij me arsyetimin te mjeteve buxhetore. Kjo nuk duhet të ndodh për një institucion siç është AKI por kjo është dështim i lidershipit tonë. Mendoj që ka pasur çdo herë ndërhyrje politike dhe vazhdon të ketë. Realisht kryeshefi ekzekutiv zgjidhen nga niveli politik. Por duhet të shpallet konkursi dhe secili prej tyre ti përmbushë kriteret çfarë kërkohen jo të jetë përcaktim politik. Çdo përzgjedhje ka ardhur zgjedhje politike që ka pasur pasoja për sigurinë nacionale”, tha Ibishi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!