Berisha pyet Kurtin: Cilës familje serbe në veri po më detyron t’ia paguaj rrymën?

Berisha ka thënë se i ka ardhur fatura e rrymës 99 euro pa qëndruar në banesë asnjëherë, vetëm pas orës 05:00, shkruan Rahoveci INFO.

Ajo ka thënë se qeverisja e Kurtit, sipas saj është më e keqja që mund të imagjinohet.

“Na varfëroi, na trishtoi, na e ka humbur rrugën n’oborr, po e shkatërron Kosovën me themel!”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Mashallah, Kimetja 99 Euro e kusur rrymë, pa nejt kurrë n’banesë, dy veta, veç mbas 5-ve kthehemi në shtëpi…!

Kjo është qeverisja më e keqe dhe më e tmerrshme që do të mund të imagjinohej.

Na varfëroi, na trishtoi, na e ka humbur rrugën n’oborr, po e shkatërron Kosovën me themel!

A di dikush të tregoj pse po ushtrohet kjo dhunë veç ndaj shqiptarëve?

Me pas qenë sot pensioniste qysh e kisha pagu rrymën?!

Përgjigju, manjak!

Cilës familje serbe në Veri po më detyron qeveria Kurti t’ia paguaj rrymën unë!

Bën vaki asaj familjes që më kanë përzë mga banesa zbathur, nën tytën e pushkëve!

Qeveria e Kosovës është diskriminuese, është vrasëse e shqiptarëve të Kosovës…

Këto janë masa të dhunshme, kjo bëhet për të na pamundësuar të jetojmë këtu;

kjo është përndjekje;

ky është ekzod i organizuar nga qeveria e Albin Kurtit!

Këta merret me salltanate të neveritshme…

Paret e Fondit të Ringjalljes janë vjedhur!

Çojnë pare në projekte rë vdekura, se na ka rrokë neve gajla e varrit të Xhafer Devës e personave aristokratë të kohës, që kanë pas pare me maru kështjella (dihet kush ka pas pare dhe kush ka pare sot), veç bashkëpunëtorët e regjimit dhe hajnat…

populli gjithmonë ka qenë i varfër.

P.S. Si numër 99, po m’pëlqen çmimi i rrymës, sepse simbolizon FUNDIN e një kohe.

Që do të thotë, ose mua më duhet të largohem nga Kosova, sepse s’kam pare me pagu rrymën, ose shpejt do të bie qeveria antiahqiptare e Albin Kurtit!. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!