Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit e thërret në telefon Kurtin, bisedon për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Chollet ia përmendi Kurtit zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen me 3 prill. Ndër tjera, diplomati amerikan falënderoi Kosovën për pritjen e afganëve në Kosovë.

“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar Chollet.

Telefonata në mes dy diplomatëve është zhvilluar derisa Kurti gjendet në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje, ku i pranishëm është edhe delegacioni amerikan i prirë nga zv. Presidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe sekretari Antony Blinken.

Kosova ka refuzuar të lejojë mbajtjen e referendumit serb dhe për këtë mori edhe përkrahjen e SHBA-së.

Megjithatë, Kosova ra dakord të diskutohet rreth gjetjes së modalitetit të votimit në vend për serbet lokalë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!