Krejt çka pritet të ndodhë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, aty ku Kurti u nis sot

Në sfondin e rritjes së tensioneve në lidhje me krizën në Ukrainë, fillon sot (18.02.) Konferenca e Sigurisë në Mynih.

Fjalimet kryesore në tre ditët e ardhshme do të mbahen nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Rusia përkundër nuk është e përfaqësuar me një delegacion zyrtar, që prej më shumë se 30 vjetësh.

Situata e sigurisë në Europë nuk ka qenë kurrë kaq kritike në këtë moment të takimit të ekspertëve e politikanëve më të njohur nga e gjithë bota në këtë konferencë tradicionale e mjaft të njohur në botë. Sinjalet e çtensionimit që u duk se mori me vete kancelari Olaf Scholz pas vizitës në Moskë të martën, duket se janë shuar sërish. Shqetësimi për një sulm rus është në rritje.

Blinken pritet të premten në Mynih

Rusia pohon, që po e tërheq një pjesë të trupave të saj nga kufiri ukrainas, në të njëjtën kohë, presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëron nga një invazion rus në “ditët e ardhshme”. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpjegon para Këshillit të Sigurimit se si mund të konstruktohet një pretekst për një sulm. “Mund të jetë një ngjarje e dhunshme që Rusia mund të përdorë kundër Ukrainës ose një fajësim i padëgjuar, që Rusia do të ngrejë kundër qeverisë ukrainase.”

Antony Blinken pritet të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku së bashku me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock do të diskutojë në një podium të konferencës për krizën e Ukrainës. Kurse të shtunën në Konferencën e Sigurisë priten Scholz, Zelensky dhe Kamala Harris. Përveç kësaj ministrat e Jashtëm të fuqive demokratike do të diskutojnë veprimin e mëtejshëm në lidhje me krizën akute aktuael. Gjermania ka kryesinë e grupit të G7-s, ku bëjnë pjesë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Perëndimi është në masë të madhe i bashkuar në lidhje me krizën e Ukrainës.

Në Mynih pritet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe krerë të BE. Rusia i qëndron larg konferencës.

“Na duhet të regjistrojmë me keqardhje, që konferenca në vitet e kaluar është shndërruar gjithnjë e më shumë në një forum transatlantik”, e arsyetoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Saharova refuzimin e pjesëmarrjes në konferencë. Vitet e kaluara ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka qenë një nga pjesëmarrësit më të rregullt të konferencës.

Vërtet që edhe Lavrov nga ana e tij thekson përditë gatishmërinë për një bashkëpunim të ri në kontinent me SHBA, NATO dhe OSBE. Por kjo është bërë vetëm me shkrim.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kurti e Gërvalla udhëtojnë sot për në Mynih të Gjermanisë

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!