Kurti takohet me komisionerin Hahn, ia përmend çështjen e punësimit të të rinjve

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryeministria me anë të një komunikate të lëshuar për media, derisa bëhet e ditur se përgjatë takimit u diskutua çështja e punësimit të të rinjve përmes sistemit dual të arsimimit dhe angazhimit profesional, shkruan Rahoveci INFO.

“Një nga dy prioritetet kryesore të qeverisë është punësimi, sidomos i të rinjve dhe grave. Përveç investimeve të huaja, ulja e papunësisë te të rinjtë duhet të trajtohet edhe nëpërmjet reformave në sistemin e arsimit. Prandaj, edhe synim e tashmë edhe veprim i yni është zhvillimi i një sistemi dual të edukimit që do të mundësonte lidhje ndërmjet tregut të punës dhe sistemit arsimor”, citohet të ketë thenë Kurti.

Më tej, siç njofton kryeministria, kreu i ekzekutivit kosovar i tha Hahnit se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti përsëriti faktin, që edhe është evidentuar tashmë në raportin e Komisionit Evropian, se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave. Mos liberalizimi tanimë është e drejtë e mohuar”, thotë kryeministria.

“Ndërkaq, komisioneri Hahn tha se Bashkimi Evropian, përveç tjerash do të përkrahë teknikisht dhe financiarisht në projektet për arsim dhe aftësim profesional”, njoftohet më tej. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!