Lideri i BE-së paralajmëron se konflikti në Ukrainë mund të krijojë fluks refugjatësh në Europë. Polonia nis përgatitjet

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në Ukrainë jo vetëm që do të krijonte një kërcënim të madh për sigurinë evropiane, por gjithashtu mund të nxiste një lëvizje të madhe refugjatësh në BE.

“Vlerësohet se nga 20 000 deri në më shumë se një milion refugjatë mund të vijnë”, ka thënë ai për gazetën gjermane Die Welt.

Ky nuk është paralajmërimi i parë që kemi pasur se konflikti mund të shkaktojë në një rritje të re të njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre. Ministrat polakë u kanë kërkuar udhëheqësve rajonalë që të përgatisin strehim urgjent për çdo rast.

Schinas paralajmëron gjithashtu se refugjatët mund të përdoren për të ushtruar presion ndaj BE-së, ashtu siç u përdorën nga Bjellorusia, në fund të vitit 2021.

Vlen të kujtohet se pushtimi rus i Krimesë në vitin 2014 dhe lufta pasuese në lindje, ka lënë tashmë 1.5 milionë ukrainas të zhvendosur brenda vendit.

Disa ditë më parë, administrata Biden informoi parlamentarët amerikanë dhe partnerët evropianë se Rusia ka grumbulluar 70% të forcave të nevojshme për pushtimin e plotë të Ukrainës, i cili mund të shkaktojë deri në 50 000 vdekje civile dhe 23 000 ushtarë ukrainas, për të kapitulluar Kievin brenda dy ditësh dhe do të shkaktojë një krizë humanitare me deri 5 milionë refugjatë në Evropë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!