Mbretëria e Bashkuar do të goditet nga stuhia më e fuqishme në 3 dekada

Zyra meteorologjike në Britaninë e Madhe u ka bërë thirrje miliona njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi pritet që një nga stuhitë më të këqija në dekada të godasë vendin.

“Met Office” ka lëshuar paralajmërim të rrallë të motit për Londrën, juglindjen dhe lindjen e Anglisë për shkak të stuhisë Eunice.

Paralajmërimi i kuq, do të thotë se ka një rrezik për jetën nga mbeturinat fluturuese në pjesë të Anglisë jugperëndimore dhe Uellsit jugor.

Qindra shkolla do të mbyllen, të gjithë trenat në Uells janë pezulluar dhe ushtria është në gatishmëri.

Parashikuesit paralajmërojnë se Eunice mund të sjellë erëra me shpejtësi deri në 145 km në orë të premten, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të energjisë.

BBC Weather tha se kjo “mund të jetë një nga stuhitë më të këqija në tre dekada”.

Eunice është stuhia e dytë në një javë për Mbretërinë e Bashkuar pasi stuhia Dudley goditi pjesë të Skocisë, Anglisë veriore dhe Irlandës së Veriut, duke lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!