Ngritet aktakuzë për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Shëndetësisë në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndaj Samir Mustafës, ish-drejtor i Shëndetësisë në Rahovec.

Mustafa po akuzohet se duke e ditur që nuk lejohet, kishte shpallur konkurs në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec për pozitën e fizioterapeutit, e pas pranimit të kandidatit Halil Qanta, të njëjtit ia ka bërë ndryshimin e pozitës në mënyrë që ta përfshijë në listën e pagave, nga pozita e fizioterapeutit në Departamentin e Kryeinfermierisë.

Aktakuza në fjalë është dorëzuar më 26 janar të këtij viti, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzën e siguruar, thuhet se më 4 mars 2019, në kohë të pacaktuar, Samir Mustafa, në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Rahovecit, e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar autorizimet e tij me qëllim që t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore Halil Qantës.

Tutje sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që me rastin e shpalljes së konkursit për pozitën “Fizoterapeut”, në QKMF-në në Rahovec dhe pranimit të Halil Qantës në pozitën në fjalë për një periudhë 6 mujore, ka vepruar në kundërshtim me nenin 14 të Udhëzimit Administrativ Nr.02/2017, sipas të cilit rregullohet organizimi, struktura dhe veprimtaria e institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor.

Sipas aktakuzës, i akuzuari duke e ditur se pozita e fizoterapeutit nuk lejohet, ka shpallur konkurs për këtë pozitë dhe pas pranimit, të njëjtin e përfshinë në listë të pagave, jo si fizioterapeut meqenëse një pozitë e tillë nuk ishte e lejuar në QKMF, por i akuzuari bën ndryshimin e pozitës së Halil Qantës tek lista e pagave nga fizioterapeut në Departamentin e Kryeinfermierisë.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 i Kodit Penal, ku kryesi dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!