Propagandë e egër nga Rusia: Mercenarë nga Kosova po dërgohen në Ukrainë

“Sputnik” ka cituar një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se mercenarë nga Ballkani janë dërguar në këtë rajon, transmeton Rahoveci INFO.

Në këtë mes, ai ka përmendur edhe kosovarët.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë, tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, ndër të tjera, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm, sipas Sputnik. /Rahoveci INFO/

Artikulli i Sputnik: Kliko KËTU

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!