Dimal Basha tha “si Gjermania”, Murati vjen me një krahasim të ri: Kosova si Franca e Austria

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur disa masa që qeveria aktuale i ka ndërmarrë gjatë muajve të fundit, shkruan Rahoveci INFO.

Kjo për t’i mbështetur ekonomikisht qytetarët, teksa shoti se pasojat e krizës globale po i vuan edhe Kosova.

“Në total, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve kemi ndarë rreth 190 milionë euro, vetëm në 4 muajt e fundit. Dhe do të vazhdojmë mbështetjen ndaj qytetarëve sepse kjo qeveri është në anën e qytetarëve. Madje, me nivelin e mbështetjes mund të krahasohemi edhe me shtete shumë më të forta ekonomikisht si Franca e Austria”, ka shkruar Murati.

Ai e ka kritikuar opozitën që sipas tij, fajin për rritjen globale të çmimeve tentojnë t’ia mveshin kësaj qeverie.

“Nëse i pyet opozitën, ata do të thonë se qeveria nuk po bën asgjë. Por, se si do të kishin qeverisur ata, mjafton të shikohen statistikat e inflacionit”, ka shtuar ai.

“Përkundër kritikave e përshtypjes së krijuar, viti 2021 mezi arrin të futet në vendin e pestë, nëse i krahasojmë vitet me nivelin më të lartë të inflacionit mesatar vjetor. Të dhënat janë marrë nga ASK”, përfundoi ministri Murati. /Rahoveci INFO/ 

Ky është postimi i tij i plotë: 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!