Dita e barazimeve, nuk ka fitues në derbi

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 20-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, të cilat nuk sollën fitues

Derbi i xhiros së 20-të të BKT Superligës së Kosovës në mes të Dritës dhe Llapit, i zhvilluar në Gjilan, ka përfunduar baras, 1:1.

Të dy golat në këtë takim, janë shënuar në pjesën e dytë.

Llapjanët kaluan në epërsi të parët në minutën e 51-të, me anë të Valmir Veliut.

Por, gjilanasit barazuan në minutën e 77-të përmes Ardian Cuculit, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Drita mbetet lidere dhe tani i ka 38 pikë, pesë më shumë se Llapi i pozitës së katërt.

Me rezultat të njëjtë (1:1) është mbyllur edhe sfida mes dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë, Ulpiana e Malisheva.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi”, teksa golat u shënuan në 45 minutat e parë.

Marclei Santos realizoi nga penalltia për vendasit në minutën e 20-të, teksa Xhevdet Shabani barazoi për mysafirët dy minuta para fundit të pjesës.

Skuadra nga Lipjani tash i ka 19 pikë dhe renditet e teta, kurse Malisheva me 23 pikë ndodhet një pozitë më lartë.

Nesër do të zhvillohen tri ndeshjet tjera të kësaj xhiroje: Prishtina – Ballkani, Feronikeli – Gjilani dhe Dukagjini – Drenica. /Rahoveci info/

Lajmet Dita e barazimeve, nuk ka fitues në derbi >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!