Kurti takohet me Borrell: Jemi të gatshëm për marrëveshje Serbinë që në qendër e ka njohjen reciproke

Gjatë takimit, është diskutuar rreth çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Rahoveci INFO.

Kurti i ka bërë me dije përfaqesuesit të BE-së, Borell, se ai është i gatshëm t’i përgjigjet ftesave për takim me palën serbe, nëse edhe ata shfaqin vullnet për diçka të tillë, përcjell Rahoveci INFO

Lexoni komunikatën e plotë të qeverisë:

Në përfundim të ditës së dytë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.Në takim u diskutua për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është palë konstruktive që angazhohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke. Në shërbim të kësaj, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesave për takime të liderëve nëse ka vullnet të njejtë nga pala serbe. Ai po ashtu tha se e mirëpret koordinimin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces të rëndësishëm. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!