Kurti takon senatoren Ernst: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në NATO

“Në këtë takim, që u zhvillua në margjina të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai falënderoi senatoren Ernst, veçanërisht për përkrahjen dhe ndihmën që ShBA-të dhe shteti i Iowa-s i ka dhënë Kosovës, për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e QEverisë.

Jemi krenarë për bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, tha kryeministri Kurti.

Ai shtoi se ishte kënaqësi e madhe që gjeneralmajor Corell nga Garda Kombëtare e Ioëa-s ishte në Kosovë për Ditën e Pavarësisë.

Senatorja amerikane konfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës, përtej partneritetit ushtarak, në të gjitha fushat zhvillimore.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë, kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret avancimin e bashkëpunimit me Ioëa-n, shkëmbimin e praktikave, veçanërisht në ekonomi, bujqësi, mjedis e energji të ripërtërishtme.

Kryeministri theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në rajon dhe botë. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!