Kurti takon udhëheqësen e opozitës në Bjellorusi – e lavdëron për guximin

“Ishte kënaqësi të takoja Tsihanouskaya-n. Qëndrueshmëria, guximi dhe vendosmëria e saj për një Bjellorusi demokratike ka frymëzuar shumë njerëz dhe ka mbledhur mbështetjen e demokracive botërore”, ka shkruar Kurti në Twitter.
It was a pleasure meeting @Tsihanouskaya. Her resilience, courage and determination to a democratic Belarus has inspired many and gathered the support of world democracies. pic.twitter.com/iilYgvGNwE
— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2022
Ndërkaq, Tsihanouskaya e ka falënderuar Kosovën që i është bashkuar sanksioneve ndaj regjimit të Bjellorusisë.
“Takimi ynë i parë ballë për ballë, me ç’ rast e ndjeva një lidhje me kryeministrin Albin Kurti. Ashtu sikurse bashkëshorti im Siarhei, ai u dënua me vite burg për mbrojtjen e demokracisë, 20 vjet më parë. E falënderova Kosovën që iu bashkua sanksioneve – bjellorusët e vlerësojnë një solidaritet të tillë”, ka shkruar Tsihanouskaya.
Our first in-person meeting – and I felt a connection with Kosovo PM @albinkurti. Like my husband Siarhei, he was sentenced to years in prison for standing for democracy 20 years ago. I thanked Kosovo for joining sanctions – Belarusians appreciate such solidarity. #MSC2022 pic.twitter.com/bKOqyZdfuY
— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) February 19, 2022