Moment i sikletshëm: Kryeministri grek e injoron Gërvallën, ia zgjat dorën vetëm Kurtit

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, janë duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku janë takuar me disa përfaqësues të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Së fundmi, ata kanë zhvilluar një takim edhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitokasis.

Në videon e publikuar nga Qeveria e Kosovës në ‘Facebook’, shihet momenti kur kreu i qeverisë greke nuk e përshëndet fare kryediplomaten kosovare

“Greqia është një faktor shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Me Presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministren Gërvalla takuam kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, synime dhe interesa të përbashkëta ekonomike dhe ritheksuam nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.

Disa javë më parë, Gërvalla zhvilloi një vizitë në Greqi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!