Osmani takon presidentin e Letonisë – flasin për ndikimin rus

Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Levits për përkrahjen e vazhdueshme që Letonia ka ofruar për Republikën e Kosovës. Në këtë takim, u diskutua lidhur me situatën aktuale në Ukrainë, dhe ndikimin e saj në shtetet baltike dhe ato të Ballkanit Perëndimor, përcjell Rahoveci INFO.

Presidentja Osmani ka theksuar se Rusia në vazhdimësi ka synuar dhe synon edhe destabilizimin e Ballkanit.

Në këtë takim mes dy presidentëve u diskutua edhe për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës, dhe mënyrat se si Letonia mund ta përkrahë shtetin tonë në këtë drejtim.

Nga Letonia u kërkua përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave, përmes diskutimeve me shtetet anëtare, të cilat mund të kenë hezitime për këtë proces.

Presidentja Osmani tha se shtetet baltike shërbejnë si një shembull i mirë për t’u ndjekur dhe se Republika e Kosovës do të vazhdojë ndërmarrjen e hapave konkret për ta avancuar statusin e vet në integrimin e mëtejshëm në strukturat euro-atlantike. /Rahoveci INFO/ 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!