Pacolli kapet me Rusinë: Bota i njeh metodat e Kremlinit, kosovarët e kanë të ndaluar të shkojnë në luftëra të huaja

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrorv, në një konferencë për media ka pretenduar se Moska ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas.

Pacolli ka thënë se Kosova ndalon që qytetarët e saj të përfshihen në konflikte të jashtme.

Gjithashtu, Pacolli tha se deklarata e Lavrovit është e pavërtetë dhe ka qëllim t’i implikojë kosovarët në propagandën kundër Ukrainës.

“Kosova ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në konfliktet e jashtme. Deklarata e Lavrov është e pavërtetë dhe një përpjekje për të implikuar kosovarët në propagandën e Rusisë kundër Ukrainës. Përpjekjet e rreme do të dështojnë, bota tani është e vetëdijshme për lojërat e Kremlinit”, ka shkruar Pacolli.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!