Putin nis manovrat bërthamore, avionët me predhat hipersonike fluturojnë mbi Mesdhe

Mes tensioneve në pikun më të lartë të tyre me Ukrainën dhe Perëndimin, Rusia tregon forcën e saj ushtarake me anë të një stërvitje, ku ndër të tjera ka dërguar edhe një avion MIG me një raketë hipersonike në Mesdhe.

Daily Mail raporton se Vladimir Putin po e ndjek nga afër stërvitjen bërthamore, në të cilën do të lëshohen edhe raketa balistike ndërkontinentale. Putin është i shoqëruar gjatë kësaj të shtune edhe nga aleati i tij, Alexander Lukashenko.

Edhe pse mes një situate tensionesh, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se stërvitja e sotme nuk duhet të shkaktojë shqetësim.

Nata e kaluar mund të cilësohet si më e tensionuara mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë kohëve të fundit. Rebelët prorusë pretenduan se ushtria ukrainase kishte nisur sulme aktive ndaj tyre dhe për këtë arsye ata i kërkuan banorëve të Donetsk dhe Lugansk që të evakuoheshin në drejtim të Rusisë, shkruan A2 CNN.

Nuk vonoi shumë nga kjo deklaratë dhe dy shpërthime me autobomba ndodhën në këto qytete. Ndërkohë, në orët e vona të së premtes, sipas mediave ruse, një tjetër shpërthim i fuqishëm ndodhi në Lugansk, në gazsjellësin “Druzhba” duke shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha. Megjithatë, zjarrfikëset ndërhynë dhe arritën të vënë nën kontroll flakët. Në asnjë nga këto shpërthime nuk ka persona të plagosur. Rusët akuzojnë Ukrainën për sulmet, ndërsa SHBA reagoi duke thënë se Moska është duke i përdorur këto ngjarje si pretekst.

Në një deklaratë të së premtes, presidenti amerikan, u shpreh i bindur se tashmë Putin ka marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën në ditët në vijim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!