Shumë qytetarë të diasporës në themelimin e nëndegës së PDK-së në Luzern të Zvicrës – Reçica: Bashkë do ta forcojmë shtetin e Kosovës

Dhjetëra qytetarë të Kantonit të Luzernit me rrethinë morën pjesë të shtunën në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Luzern ku me shumicë votash, kryetar u zgjodh Adhurim Krasniqi, ndërsa kjo nëndegë i zgjodhi edhe 13 anëtarë të kryesisë.

Në punimet e këtij Kuvendi Zgjedhor, mori pjesë edhe deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në PDK.

Ai tha se ndihet shumë falënderues ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë në diasporë që po e mirëpresin dhe mbështesin fuqishëm rikthimin e aktiviteteve të Partisë Demokratike në diasporë.

Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se PDK do të jetë gjithmonë pranë diasporës.

“Pas disa javësh plot me aktivitete politike me bashkatdhetarët tanë, të shquar për sukseset e arritura në fusha të ndryshme, sot në Luzern të Zvicrës u mbajt Kuvendi i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë mbledhje ku ishin të pranishëm shumë veprimtarë, të rinj e intelektualë, kryetar u zgjodh aktivisti i palodhshëm i Rinisë Demokratike të Kosovës, Adhurim Krasniqi. Një falënderim të veçantë për themeluesin e kësaj nëndege, aktivistin e palodhshëm Brahim Dreshaj. Partia Demokratike e Kosovës do ta vazhdojë ta shtrijë aktivitetin e saj në çdo vend ku jetojnë bashkatdhetarët tanë, për ta ndërtuar së bashku vizionin e ri për të ardhmen e vendit tonë”, tha Reçica.

Kryetari i ri i nëndegës së PDK-së në Luzern, Adhurim Krasniqi, falënderoi të gjitgë delegatët e kuvendit zgjedhor për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!