Zhvillim i rëndësishëm në krizën Ukrainë-Rusi, Zelensky i kërkon takim Putin

Në një kohë të rritjes së ndjeshme të tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit për çështjen e Ukrainës, presidenti i këtij vendi ka bërë një lëvizje krejt të papritur duke i kërkuar homologut rus, Vladimir Putin.

“Unë nuk e di se çfarë kërkon presidenti i Federatës Ruse, kështu që propozoj një takim,” u shpreh Volodymir Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u takua edhe me zv.presidenten amerikane Kamala Harris.

Gjatë fjalës së tij, Zelensky përsëriti angazhimin se Ukraina do të vijojë të ndjekë rrugën diplomatike për një zgjidhje paqësore, ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje nga Kremlini zyrtar për ftesën e tij drejtuar Putin.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!