Ballkani fiton kundër Prishtinës në minutat e fundit të ndeshjes

Ballkani ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2 me 0, duke u ngjitur në pozitën e parë në tabelë pas xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës, me pikë të barabarta me Gjilanin, i cili gjendet në pozitën e dytë.

Goli i parë u shënua në minutën e 99-të të minutave shtesë, nga pika e bardhë, ekzekutues i të cilës ishte Lumbardh Devolli.

Përderisa Prishtina po këmbëngulte për të barazuar rezultatin në ndeshjen që zgjati 105 minuta, në skenë doli Mevlan Zeka për të vulosur fitoren. /Rahoveci info/

Lajmet Ballkani fiton kundër Prishtinës në minutat e fundit të ndeshjes >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!