BE kërkon konsensus, opozita: Kurti të mos lejojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Bashkimi Europian i kërkon Kosovës dhe Serbisë të përfshihen në negociata dhe të gjejnë një konsensus të nevojshëm për votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë me 3 prill.

Qeveria nuk ka pranuar ta komentojë këtë zhvillim, ndërsa opozita kërkon vendosmëri nga kryeministri Albin Kurti për të mos lejuar mbajtjen e votimeve brenda territorit.

 “Sa i përket vendimit për mos mbajtje të referendumit ne e kemi mbështet Qeverinë dhe nëse vjen vendimi për mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve (të Serbisë) në Kosovë do të hasë në mbështetjen tonë si Aleancë dhe opozitë. Ne do të këmbëngulim që mos të mbahen ato zgjedhje në Kosovë”, thotë, Pal Lekaj, deputet i AAK.

Anëtarë të shoqërisë civile presin që qeverisë së Prishtinës t’i bëhet presion nga aleatët ndërkombëtarë për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovës.

 “Do të ketë presion për me u leju mbajtja e zgjedhjes, por mbetet të shihet tek Qeveria  a ka me pas mundësi dhe a ka me pas qëndrueshmëri që zgjedhjet mos të mbahen ashtu siç ishte çështja e referendumit…Nëse mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi qysh janë mbajtur të kaluarën atëherë mund të themi se nuk ka ndryshuar asgjë në qasjen ndaj Serbisë, derisa prapë lejojmë në mënyrën siç janë mbajtur më herët”, thotë Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”.

Ndërkohë, më 16 janar të këtij vitit, institucionet e Kosovës refuzuan mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e vendit. Madje për të kundërshtuar këtë dhe presionin e ndërkombëtarëve, deputetët e kuvendit të Kosovës miratuan dhe një rezolutë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!