Borrell takohet me Kurtin, diskutojnë për sfidat gjeopolitike dhe dialogun Kosovë-Serbi

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka theksuar se Bashkimi Evropian pret shumë shpejt progres konkret lidhur me bisedimet në Bruksel, shkruan Rahoveci INFO.

Gjatë këtij takimi e pranishme ishte edhe Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti shkëmbyen tema në lidhje me sfidat gjeopolitike që po i shohim për momentin dhe implikimet rajonale në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

“Diskutuam po ashtu, edhe për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Mezi presim përparim konkret së shpejti”, ka shkruar Borrell. /Rahoveci INFO/ 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!