Një hap tjetër drejt pushtimit: Ky është vendimi që kanë marrë Rusia dhe Bjellorusia

Kështu ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes i Bjellorusisë, shkruan Rahoveci INFO.

Ky po interpretohet si një hap që edhe më tej intensifikon presionin ndaj Ukrainës, ndërsa liderët perëndimorë paralajmërojnë për një pushtim të afërt rus.

Ministri bjellorus tha se vendimi ishte marrë “në lidhje me rritjen e aktivitetit ushtarak pranë kufijve të jashtëm” të Rusisë dhe Bjellorusisë për shkak të rritjes së tensionit.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha në një intervistë për BBC se Kremlini mund të mos jetë duke menduar logjikisht dhe kështu kërcënimi me sanksione mund të mos jetë i mjaftueshëm për të penguar pushtimin rus.

Në anën tjetër, para dy ditësh u dëgjuan shpërthime të fuqishme në Donetsk, qytetin lindor të Donbasit të kontrolluar nga separatistët pro-rus. /Rahoveci INFO/ 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!