Osmani takon senatoren amerikane, diskutojnë për raportet Kosovë-SHBA

Ajo përmes një postimi në Twitter, lajmëroi se me senatoren amerikane kanë diskutuar edhe për tentimet e regjimeve autoritare për të zhbërë investimet amerikane në rajon.
“Sot gjithashtu takova senatoren Amy Klochubar në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përpjekjet e regjimeve autoritare për të zhbërë investimet dekadëshe amerikane në rajon”, shkroi Osmani.
“Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara janë po aq të forta sa gjithmonë dhe jemi të vendosur t’i thellojmë edhe më tej”, shtoi ajo.
Today I also met w/ Senator @amyklobuchar at #MSC2022 to discuss
–
relations, as well as the clear attempts of authoritarian regimes to undo decades of
investment in our region.
Our relations with the U.S. are as strong as ever and we’re committed to deepen them further. pic.twitter.com/WjnRnyMgeF
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 20, 2022