Pritje madhështore për Kim Jong Un… për hapjen e një ferme

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u prit me ovacione të mëdha nga mijëra qytetarë dhe ushtarakë gjatë ceremonisë për përurimin e një ferme të re.

Lideri supreme i Koresë së Veriut hodhi lopatën e parë për nisjen e këtij projekti që sipas tij do të modernizojë agrikulturën në vend.

Ferma parashikohet të jetë 250 hektarë dhe për ndërtimin e saj do të duhen 8 muaj. Në ceremoni u hodhën fishekzjarrë të shumtë dhe madje pati dhe një spektakël me traktorë.

Vendi komunist prej vitesh tashmë ka problem me furnizimin me ushqime, kjo edhe për shkak të sanksioneve të vendosura nga perëndimi ndaj tij.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!