Serbia nëpërmjet Petkoviqit vazhdon ta mohojë gjenocidin në Kosovë

Sipas Petkoviq, Serbia “nuk ka bërë” gjenocid në Kosovë, madje këtë e quajti si “të shpikur” nga Kurti.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se “e kaluara nuk do të shkojë derisa ka mijëra serbë të dëbuar nga Kosova”.

Po ashtu, ai ka pretenduar se Kurti është ai “që po i fsheh arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Njëkohësisht sipas Petkoviç, Kurti “po refuzon të kërkojë të pagjeturit”.

“Pse ti Albin Kurti refuzon të kërkosh për personat e pagjetur në nëntë lokacione? Pse po i fsheh arkivat e UÇK-së? Ekzistencën e së cilës e ke pranuar. Ndalo së shpikuri gjenocid inekzistent, por merr pjesë në kërkim ndaj personave të zhdukur”, ka shkruar Petkoviq.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!