“Urime pavarësia, t’fala nga Haga”

Aktori Vedat Bajrami, i njohur për komedi shqip me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka publikuar një skeç përmes të cilit ka kujtuar komandantët Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

“Urime pavarësia, t’fala nga Haga”, titullohet video e cila përmban mesazh, më shumë kritik për ata të cilët, sipas Vedatit nuk i kujtuan Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin në ditën më të shenjtë për popullin e Kosovës, më 17 shkurt.

Bajrami paraqitet në rolin e Jakup Krasniqit.

“Me u gëzua njerëzit përse jemi në Hagë, me u gëzua politikanët, me iu bë qejfi që jemi në Hagë, mos me të përmend askush, mos me marrë guximin askush me fol, sado pak jemi kontribuues të Pavarësisë së Kosovës, bashkë me shok e miq. Marre iu qoftë politikanëve, që askush nuk të përmend që je gjallë”, dëgjohet duke thënë aktori.

Video e aktorit është komentuar shumë që nga publikimi. Reagime e kritika të shumta pranoi ai në adresën e tij. Shumë nga të cilët i kërkuan ta fshijë këtë video nga llogaria zyrtare, pasi sipas ndjekësve të Vedatit, ‘nuk duhet bërë shaka’ me të tilla gjëra./21Media

Lajmet “Urime pavarësia, t’fala nga Haga” >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!