Edhe një parti politike e përkrah tërheqjen e parave nga Trusti

Duhet kujtuar që një gjë e tillë ishte lejuar të bëhet vitin e kaluar kur kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia kishte prekur “kulmin” e saj , raporton Rahoveci INFO

Duhet cekur që ka pasur reagime të ndryshme si ”për’ por po ashtu edhe ”kundër” kësaj ideje.

Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, I cili ka shprehur qëndrimin që tu lejohet qytetarëve të tërheqin prap para nga trusti.

Lexoni komunikatën e plotë:

Të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti

Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike. Prandaj e konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional. Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme. Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!