Kryetari Konju​fca priti në takim lamtumirës ambasadoren finlandeze, i shpreh mirënjohjen për përkrahjen

Duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës, kryetari Konjufca është shprehur mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall në shumë fusha e projekte konkrete dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, shkruan Rahoveci INFO.

Ai po ashtu, ka theksuar përkrahjen e çmuar të Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës dhe fuqizimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar.Ndërsa, ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës, duke konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!