Ligji Nr. 06/144 për Zyrtarë Publik me efekt prapaveprues (retroaktiv)

Ligji Nr. 06/144 për Zyrtarë Publik me efekt prapaveprues (retroaktiv)
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Naza KRASNIQI

Ligjshmëria si nocion dhe proces, është formë e kushtetutshmërisë, e bazuar në qeverisjen e së drejtës dhe respektimin e ligjit dhe akteve tjera nënligjore.

Me ligjshmëri kuptohet procesi i harmonizimit të të gjitha akteve dhe veprimeve juridike me ligjin.

Parimi i ndalimit të efektit prapaveprues(retroaktiv) të ligjit e që do të thotë se ligjet kanë efekt që nga dita e miratimit të tyre dhe se marrëdhëniet juridike, të filluar para hyrjes në fuqi të ligjit, zhvillohen dhe përfundojnë në bazë të ligjit të vjetër, përjashtim nga kjo, bëjnë ligjet penalo juridike, të cilat mund të kenë efekt prapaveprues, vetëm në rast kur janë më të favorshme për kryesit e veprave penale, p.sh. nëse ligji i ri për veprën penale përcakton dënimin më të butë se ligji i vjetër.

Me efekt prapaveprues po zbatohet edhe Ligji Nr. 06/144 për Zyrtarë Publik nga institucionet publike konkretisht te dispozitat që rregullojnë të drejtën e pushimeve vjetore.

Ministria e  Punëve të Brendshme me datën 23.07.2021 ka adresuar e-mail të gjitha Njësitit të Burimeve Njerëzore të institucioneve publike me te cilën i obligon qe në përllogaritjen e pushimeve vjetore të zyrtarëve publik në Republikën e Kosovës të përfshihet edhe përllogaritjet e pushimit vjetor të fituar në bazë të përvojës se punës. Në mes tjerash në e-mail thuhet se “Në harmoni me parimet juridike dhe për ti evituar mohimin e të drejtave të zyrtarëve publik në Republikën e Kosovës të ndërmerren të gjitha masat qe të kthehen “ditët e pushimit të fituara në bazë të përvojës”.

Fatkeqësisht rekomandimi i MPB -së nuk  ka gjetur zbatueshmëri në shumica e institucioneve publike.

Prandaj, me të drejtë thuhet se burokracia është esenca e sjelljeve të nëpunësve publikë. Burokracia është “sundimi pa ligji” i tyre. Në të vërtet, burokratët janë të vetmit presona “tek të cilët nuk ndëshkohet puna pa ligj” Nëse nuk do të kishte njerëz të durueshëm, nuk do të kishte burokraci.

Shpresojmë që MPB-ja të ndërmarrë masa në zbatueshmërinë e dispozitave ligjore dhe ti ndaloj njëherë e përgjithmonë veprimet që dëmtojnë zyrtaret publik.

Lajmet Ligji Nr. 06/144 për Zyrtarë Publik me efekt prapaveprues (retroaktiv) >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!