Pronari i një lokali në Prishtinë sulmon fizikisht gazetarët, reagon AGK

Gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj, janë sulmuar sot në kohën kur ata po raportonin nga lagjja Pejton në Prishtinë.

Sipas reagimit të AGK-së u tha se sulmues në këtë rast ka qenë njëri nga pronarët e një lokali, i cili fillimisht ka tentuar ta ndaloj  filmimin e xhirimeve e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.

AGK ka dënuar fuqishëm këtë sulm fizik, e që shton edhe më tepër pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme.

Lexoni komunikatën e plotë:

Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit, AGK e dënon rastin

Një ekip i RTV Dukagjinit, i pëbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizkisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK.
Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.
Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person. Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm fizik, që shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!