Tensionet në Ukrainë, disa kompani ajrore anulojnë fluturimet drejt Kievit

Kompanitë ajrore “Lufthansa” dhe “Swiss Air”, kanë vendosur që nga dita e hënë të pezullojnë fluturimet drejt kryeqytetit ukrainas të Kievit, pas rritjes së frikës të një pushtimi të mundshëm të këtij vendi nga Rusia.

“Lufthansa”, gjithashtu, njoftoi se do të ndalë fluturimet edhe drejt Odesës, një qytet port kyç në Detin e Zi.

“Siguria e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit është prioriteti ynë kryesor”, shkruhet në njoftimin e kompanisë.

Ditën e diel, kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se Rusia është duke planifikuar luftën më të madhe në Europë që prej vitit 1945.

Javën e kaluar, kompania ajrore holandeze “KLM”, njoftoi se nuk do të udhëtojë më përkohësisht drejt Kievit, ndërkohë që “Lufthansa” konfirmon se kjo masë do të qëndrojë në fuqi, deri në fund të shkurtit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!